MENU
klinika

"Receta e mamit"

Rizoto me lakër të kuqe siç nuk e keni provuar më parë

17.05.2020 - 12:51

INGREDIENTËT

  • Përbërësit për 2 racione:
  • 200 gr lakër e kuqe
  • Vaj ulliri
  • 1 qepë të vogël, të prerë imët
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 160 gr oriz për rizoto
  • 1/4 gote verë të bardhë
  • 2 lugë djathë të grirë parmixhano
  • 700 ml lëng perimesh

UDHËZIMET

  1. Përzijeni lakrën me pak vaj ulliri për rreth 15 min deri sa të zbutet .
  2. Më pas ,kalojeni në mikser që të bëhet si krem.
  3. Përzijeni qepën me 1 lugë gjalpë sa të zbutet, shtoni orizin dhe gatuajeni për 1 minutë.
  4. Shuajeni me verë dhe lëreni të avullojë.
  5. Shtoni pak lëng perimesh sa të mbulohet orizi.
  6. Lëngu duhet të jetë gjithë kohën i nxehtë dhe duhet shtuar pak nga pak.
  7. Në mes të gatimit, shtoni kremin e lakrës dhe pak lëng.
  8. Kur orizi të jetë gati dhe të ketë akoma pak lëng e fikni zjarrin , shtoni 1 lugë gjelle gjalpë, djathin e përzieni dhe e mbyllni me kapak duke e lënë të pushojë 2 min para se ta shërbeni.