MENU
klinika

Nga nesër, qyteti zonë e gjelbër

Rrugët e Lushnjes mbushen me qytetarë

10.05.2020 - 11:20

Edhe pse jo në orët e hershme, qytetarët e Lushnjës sot i kanë populluar rrugët e qytetit, kryesisht kategoria e pensionistëve të cilët kanë dalë për të shfrytëzuar lejen e daljes të vendosur nga autoritetet. Nuk është e vështirë që në rrugë të hasësh edhe kategori të personave të tjerë, të cilët nuk e kanë të lejuar të qarkullojnë në këto orë.

Nga nesër Lushnja i shtohet qyteteve të gjelbra, pasi në këtë qytet nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.

Përsa i përket mjeteve në rrugë nuk qarkullojnë asnjë mjet përveç atyre me autorizime. Java që shkoi ishte pozitive dhe Lushnja ashtu si shumë qytete të tjera po i kthehet normalitetit. Tregjet dhe bizneset sot janë bosh dhe me qepena të ulur, sipas urdhrit të karantinës totale.