MENU
klinika

Sa kërkon Veznezuela dhe çfarë do bëjë MB?

RT/ Shpresat tek ari i Britanisë për të blerë ushqime!

28.05.2020 - 13:02

Venezuela ka arritur një marrëveshje me Kombet e Bashkuara për të përdorur arin e saj – të ngrirë nga Banka e Anglisë – për të financuar blerjet e nevojshme ushqimore dhe mjekësore gjatë shpërthimit të Covid-19, njoftoi Reuters, duke cituar bankën qendrore të vendit.

Lajmi vjen dy javë pasi Banka Qendrore e Venezuelës filloi aksionin ligjor kundër Bankës së Anglisë, duke kërkuar lirimin e më shumë se 1 miliardë dollarëve ar.

Mbretëria e Bashkuar ka refuzuar të dorëzojë arin e Venezuelës, pasi qeveria britanike nuk e njeh qeverinë e Presidentit Nicolas Maduro pas asaj që ajo i quajti zgjedhje “thellësisht të meta” të vitit 2018.

Guvernatori i bankës qendrore Venezuelës tha të mërkurën se, sipas marrëveshjes, fondet nga shitja e arit do të transferohen drejtpërdrejt në Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) për të siguruar që nuk përdoren për qëllime të tjera. Sidoqoftë, ai nuk zbuloi se sa ar do të shesë Banka e Anglisë.

“Nuk është fjala ime, nuk jam unë duke thënë se unë do të blej ushqim, ilaç dhe pajisje mjekësore,” i tha Guvernatori Calixto Ortega Reuters. “Janë Kombet e Bashkuara që e thonë këtë dhe nuk do të përfshihen në asgjë të errët që nuk është asnjanëse dhe e pavarur.”

Banka e Anglisë është objekti i dytë më i madh për ruajtjen e arit në botë pas Rezervës Federale të New York-ut. Banka ka një stok afro 250 miliardë dollarë të përbërë nga pasuritë e shumë kombeve, përfshirë ato të Venezuelës. Sidoqoftë, që nga viti 2018 Banka e Anglisë ka vonuar vazhdimisht kërkesat e vendit për riatdhesimin e arit. Në janar, banka qendrore britanike bllokoi Caracas të tërhiqte ar prej 1,2 miliardë dollarësh, raportoi Bloomberg në atë kohë, duke shtuar se vendimi u parapri nga thirrja e zyrtarëve amerikanë për të ndërprerë hyrjen në pasuritë e huaja të vendit.

Sot, kishte 1.245 raste të koronavirusit dhe 11 vdekje nga virusi në Venezuel, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BBC/ Gjendja e bizneseve në Kinë

“Fabrika e botës” e mbyllur me kyç

Planet për të qëndruar në pushtet deri në 2036

“Dorëzohet” Putini, shtyn votimin për shkak të koronavirusit