Industria e turizmit është “një nga më të goditurat nga shpërthimi i COVID-19” pasi bllokimet kanë ndalur sektorin, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Turizmit e KB (UNËTO).
Organizata vlerësoi në fillim të kësaj jave se mbërritja e turistëve ndërkombëtarë do të bjerë 20-30 përqind këtë vit, nga një rritje e vlerësuar prej 3-4 përqind në fillim janari.
Kjo do të shndërrohej më pas në një humbje midis 30- 50 miliardë dollarë (27.5-46 miliardë €) në shpenzime nga vizitorët ndërkombëtarë. Në Evropë, pandemia do të bëjë që të ardhurat nga pasagjerët e linjave ajrore të bien me 76 miliardë dollarë (70 miliardë euro) vit pas viti.
Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit ka paralajmëruar se 75 milion vende pune në të gjithë botën janë në rrezik. Disa vende evropiane janë veçanërisht të varura nga turizmi. Italia, Spanja dhe Franca – tre vendet anëtare të ndikuara më së shumti nga COVID-19 – janë dhe më të varurat nga turizmi.
Ata janë në krye të tabelës së BE-së kur bëhet fjalë për numrin e ndërmarrjeve në industritë e turizmit. Greqia është gjithashtu e ndjeshme pasi mbi një e treta e fuqisë punëtore të ekonomisë së biznesit ishte e punësuar nga sektori i turizmit në vitin 2017.
Ekonomitë e eurozonës do të jenë ndër më të goditurat me PBB-në e kombinuar për 19 vendet që pritet të kontraktohet me 7.5 përqind. Tre vendet me pasojat më të mëdha të BE-së do të jenë Italia, Spanja dhe Franca, të cilat pritet të kontraktohen përkatësisht me 9.1 përqind, 8.0 përqind dhe 7.2 përqind.