MENU
klinika

Ndryshe nga gjithë të tjerët

Serbia dhe Hungaria marrin vendimin e “çmendur”

28.05.2020 - 13:17

Serbia dhe Hungaria janë dy vendet e para në Europë që rikthejnë tifozët në ndeshjet e futbollit. Një hap i parë i madh drejt normalitetit, ku ndryshe nga Gjermania apo vende të tjera që kanë rinisur futbollin, ndeshjet e kampionatit në Serbi dhe Hungari do të luhen me praninë e publikut.

Serbia do të lejojë spektatorët të shikojnë futboll dhe sporte të tjera në natyrë nga 1 qershori e tutje, me kusht që të respektohen rregullat e distancës sociale në mes të pandemisë koronavirus. Tifozët do të qëndrojnë një metër larg njëri-tjetrit. Ky vendim erdhi nga komiteti i urgjencës.

Edhe Qeveria hungareze ka dhënë përparimin për kthimin e publikut në stadiumet e futbollit. Natyrisht, rregullat për distancimin duhet të respektohen, dhe për këtë arsye është vendosur që çdo tifoz të qëndrojë 4 vende bosh nga tjetri.

Tani federata dhe klubet do të duhet të ratifikojnë marrëveshjen që mund të bëhet funksionuese që nga kjo fundjavë. Dje, ndërkohë, ndeshja e javës së 20-të u luajt pas dyerve të mbyllura, ku Ferencvaros fitoi 1-0 në fushën e Ujpest.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN