MENU
klinika

Mbajti të mbërthyer për vite me radhë shqiptarët pas ekranit

Seriali i njohur bën hapin e madh drejt një epoke të re

30.05.2020 - 16:37

Shumë urime “Beautiful”! Telefilmi që ka mbajtur për dekada të mbërthyer pas ekranit shqiptarët, më 4 qershor shuan 30 qirinj. Në vitin 1990 nisën historitë, intrigat dhe dashuritë e familjes së famshme dhe të fuqishme Forrester, duke hyrë kështu në shtëpitë e njerëzve (për shqiptarët përmes kanaleve italiane). Që nga ai moment, Ridge, Brooke, Eric dhe Stephannie u bënë gati-gati personazhe familjarë, ikona të vërteta në botë.

Seriali televiziv “Bold and Beautiful”, me titullin e plotë të tij, vijon ende të transmetohet, duke u bërë një ndër më të transmetuarit në botë, prej dekadash.

kolana e librave

Është dhe seriali i rekordeve: 100 martesa të celebruara, 22 fëmijë të lindur dhe 22 vdekje. 4160 orë të xhiruara, 8300 episode, mbi 374 faqe skenari dhe mbi 1700 sheshxhirime.

Seriali është transmetuar në më shumë se 100 vende, është parë nga mbi 35 milionë teleshikues ditorë në botë. Është telefilmi më i parë absolutisht në botë.

Këngëtarja shqiptare zbulon moshën

Rozana Radi feston sot ditëlindjen

Ende i paska disa rezerva me Arbana Osmanin!

Evis Mula rikujton kohët kur prezantonte “Top Fest 1”

Eduart Grishaj dedikim romantik Arbanës

“Bukuritë e Thethit, vetëm ti i konkurron”