MENU
klinika

Kush s'bindet u konfiskohen shezlongët dhe hiqet licenca

Sezoni turistik deri më 15 nëntor/ Klosi: Plazhet këtë vit në menaxhim nga…

31.05.2020 - 15:29

Ka apo nuk ka diell, 15 nëntori do të shënojë fundin e sezonit turistik në Shqipëri. Lajmin e dha vetë Ministri i Turizmit Blendi Klosi.

“Për të zëvendësuar kohën e humbur, ditët e marsit, prillit, majit me kërkesë dhe të operatorëve turistikë do të shtyjmë sezonin deri në 15 nëntor në mënyrë që dhe ju të keni mundësi të paguani faturat dhe taksat”, bëri të ditur Klosi.

Këtë vit plazhet nuk do të menaxhohen vetëm nga hotelet. Ministri Klosi tha se për të siguruar pastërti dhe shërbim cilësor kjo mundësi do ju jepet edhe restoranteve të mëdha.

“Morëm një vendim te Këshillit te Ministrave para tre ditësh qe do bëjmë një ndryshim ne mënyrën e menaxhimit te plazheve ne vendin tone. Për çfarë e bëjmë e bëjmë se na duhet qe hotelet ne gjithë vijën bregdetare dhe ku s’ka hotele restorantet, qe ku s’ka , restorantet qe kane një numër te konsiderueshëm tavolinash. Pra restorante te vërtet jo nga ato kioskat qe ndërtohen, pra restorante mbi 20 tavolina. S’ka hotele do te menaxhojnë vijën bregdetare”, tha Klosi.

Nga Vlora, ministri i turizmit sqaroi se zona e plazheve në qytetin bregdetar, këtë vit do të jetë e ndarë me kode unike, dhe të gjithë hotelet dhe restorantet do të kenë mundësinë që të aplikojnë nga 1 qershori në portalin e-albania për të marrë licencën, me të njëjtin çmim si në sezonet e kaluara.

“Në e-albania aplikimet nisin nga 1 qershori deri në 15 qershor, në mënyrë që më 1 korrik gjithçka të jetë gati. Aplikimi në e albania është shumë i thjeshtë, aplikohet dhe nga telefoni. Vendos numrin e NIPTIT, do të dëshmojë që posedon një hotel, vetë-deklarimin e kushteve të higjienës. Pra numri i banjove, dusheve. Këto janë 3 dokumente.

Pastaj do të zgjedhë numrin e parcelës sipas kodit në hartën digjitale, për të cilën dëshiron të aplikojë si dhe një foto. Çmimet nuk kane ndryshuar janë ato qe këshilli bashkiak ka vendosur për hapësirën e Plazhit qe do te merret kurse kodet unike janë te menaxhuara nga një sistem i cili do te ofrohet online për strukturat hoteliere nga data 1 qershor”, u shpreh Klosi.

Ministri sqaroi gjithashtu se këtë vit nuk do të ketë kontrata 5-vjeçare, dhe të gjithë ata subjekte që nuk respektojnë protokollin shëndetësor, do të gjobiten dhe do t’u pezullohet licenca.

“E para kjo është për këtë situate pra nuk është një kontrate 5 vjeçare. Por është për këtë sezon pasi do na duhet te kuptojmë se dhe duke pare një menaxhim te mire te vijës bregdetare dhe duke pare një menaxhim me te mire te kësaj pasurie kombëtare te kemi mundësinë qe te bëjmë një menaxhim gjate sezonit por dhe te jemi shume me te strukturuar edhe te respektojmë ne mënyrë strikte dy gjera. Për mos respektim te protokollit te Ministrisë se Shëndetësisë do te këtë gjoba shume te forta deri ne sekuestrim te pasurisë, pra shezllonget dhe deri heqje te licencës se aktivitetit”, theksoi ai.

Ministri Klosi vuri edhe një herë theksin tek hapësirat publike, që sipas tij këtë vit janë të mirëpërcaktuara dhe do të ketë më shumë se vitet e tjera, duke iu dhënë mundësi qytetarëve që të përfitojnë nga vija bregdetare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si goditën tërmeti dhe virusi pikën e fortë të qytetit?

Durrësi në kohën e pandemisë