MENU
klinika

"Kjo nuk është çështje e re"

SHBA ndërhyn sërish për të zgjidhur konfliktin Greqi-Turqi

28.05.2020 - 12:41

Diplomatët e Shteteve të Bashkuara po punojnë për të ulur tensionet e vazhdueshme midis Greqisë dhe Turqisë, sipas një deklarate të së mërkurës nga zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer, siç raportohet nga Agjensia e Lajmeve Athinë-Maqedoni (ANA-MPA).

“Ne po punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të promovuar dialogun, për të promovuar menaxhimin e përgjegjshëm të zonave ku janë raportuar mosmarrëveshje dhe për të punuar për të ulr tensionet për disa çështje para se ato të shndërrohen në kriza,” tha Palmer.

Palmer i karakterizoi avionët luftarakë turq që fluturonin në hapësirën ajrore Greke si “sfida”, duke theksuar se shqetësimet e qeverisë Greke janë njohur nga bashkësia ndërkombëtare. Ai iu referua fluturimeve si “jo një çështje e re”.

“Është diçka për të cilën kemi punuar me vite, dhe shumë prej këtyre çështjeve kanë qenë përreth për një kohë të gjatë,” tha Palmer.

“Unë do të doja të inkurajoja Turqinë të bëjë përpjekje për të zvogëluar tensionet në kufirin greko-turk afër Alexandroupolis, i cili është gjithashtu kufiri i Turqisë me Bashkimin Evropian,” theksoi ai.

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos tha javën e kaluar se nuk kishte kushte për marrëdhënie të mira fqinjësore midis Greqisë dhe Turqisë për momentin.

“Ndonjëherë ka tensione të mëdha për shkak të provokimeve turke, dhe ndonjëherë ditët janë më të qeta”, tha ai, duke shtuar se aktiviteti i shtuar ose manovrat e rrezikshme në zona të vogla rrisin rrezikun e incidenteve.

Ai shtoi se Greqia është e gatshme për të gjitha mundësitë, duke thënë se aeroplanët që hyjnë në hapësirën ajrore greke janë përgjuar menjëherë.

Ministri tha se “hapat përkatës” ishin ndërmarrë në NATO për shkak të “veprimeve provokuese” të Turqisë.

Ai vlerësoi se për shkak të sjelljes së Turqisë për momentin nuk ka kushte për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe tha se Greqia po pret që Turqia të tregojë një qëndrim më të mirë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Greek Reporter/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një tjetër shtet mbështet Greqinë

“BE nuk do t’i gjunjëzohet Erdoganit!”

Përgjigjet Ministria e Jashtme greke

“Greqia është çmendur”, Erdogan provokon sërish

Përfundon paketa e ndihmës

5 mësime nga kriza greke