MENU
klinika

“Amerika ka nevojë për argëtim”

SHBA ndryshe nga Britania: Jo karantinë sportistëve

25.05.2020 - 12:30

Imagjinoni turneun US Open pa Rafael Nadal e Novak Djokovic? Po NBA pa yjet nga Europa apo vende të tjera? Pikërisht që të mos ndodhë kjo, SHBA po përgatit ligjin e veçantë për sportistët profesionistë që do të hyjnë në territorin e vet për eventet e ndryshme të certifikuara, qofshin kombëtare, apo ndërkombëtare.

Ndryshe nga Britania e Madhe, që në territorin e vet çdo person që futet duhet të karantinohet për 14 ditë, qoftë edhe sportist elitar, SHBA nuk do të pengojnë sportistët profesionistë me karantinë. Departamenti i Sigurisë së Atdheut, përmes një urdhri të nënshkruar nga sekretari Chad Wolf, autorizon hyrjen në vend të sportistëve profesionistë.

Këtu përfshihen lojtarët në ligat e bejsbollit, basketbollit, hokej (NHL), tenisit, golfit dhe natyrisht futbollit. Madje nga karantina shpëtojnë edhe trajnerët, menaxherët apo edhe partneret ose partnerët e sportistëve.

SHBA kanë numrin më të madh të jetëve të humbur nga Covid-19, me rreth 100 mijë vetë, por urdhri i fundit u bë me moton: Amerika ka nevojë për sport, njerëzit kanë nevojë të argëtohen.

Presidenti Donald Trump deklaroi se personat për interes kombëtar që udhëtojnë në SHBA nuk do të pengohen me karantinë. Në këtë kategori janë futur edhe sportistët dhe tashmë eventet sportive pritet të miratojnë vetëm datat e rikthimeve në aktivitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Verdiktet në tavolinë në vendin fqinj

Greqia mbyll basketbollin, Gjermania e rihap