MENU
klinika

“Mobilizimi më i madh që nga 2004”

SHBA vendos dërgimin e 400 ushtarëve në Kosovë

09.05.2020 - 09:28

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të dërgojnë në Republikën e Kosovës edhe 400 ushtarë shtesë të cilët do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Të gjithë ushtarët të cilët pritet të vijnë në Kosovë brenda këtij viti janë nga Garda Kombëtare e Iowas.

“Një grup shtesë prej 400 ushtarës të Gardës Kombëtare të Iowas morën urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Garda e Iowas.

Në njoftim thuhet se ky është mobilizimi më i madh i Gardës së Iowas në mbeshtetje të KFOR-it që prej vitit 2004 kur ishin vendosur njësitet e para në Kosovë.

Nisja e trupave do të fillojë në muajt korrik dhe gusht, ndërsa procesi i vendosjes të të gjithë ushtarëve pritet që të zgjasë afërsisht një vit. Ndërkohë 330 ushtarë të tjerë do të dërgohen për mision në Irak, Afganistan dhe shtete të tjera.