MENU
klinika

Mos u çuditni

Shëtisni botën me lojërat virtuale!

24.05.2020 - 11:38

Tani nuk keni nga t’ia mbani. Të gjithë janë të ngujuar përbrenda shtëpive për gati krejt kohën.

Ditët kalohen duke shëtitur nëpër lagje. Por bëni një listë të gjërave që ju mungojnë nga përditshmëria e para izolimit dhe mundësitë janë që shumë prej këtyre gjërave t’i realizoni në realitetin virtual.

Udhëtimet e ndryshme dhe ushtrimet në ambient të hapur janë të mundshme nëse vendosen kufjet. Teknologjia VR (apo realiteti virtual) ani pse jo e përkryer, është përmirësuar në vitet e fundit. Më të avancuarat janë ato të HTC-së, që kushtojnë deri në 920 funte, raporton The Guardian.

Të gjitha kanë ekrane të fuqishme dhe përgjigje të saktë ndaj kontrollerëve, por janë shumë të shtrenjta, të komplikuara në lidhje dhe duhet që patjetër të jenë të lidhura për një kompjuter të fuqishëm. Mirëpo ka zëvendësime për këto pajisje, transmeton KOHA.

Playstation VR që kushtojnë 260 funte lidhen në konsollën e PS4. Ofrojnë përvojë të mirë me një rezolucion të ulët në disa lojëra, përshirë atë “Astro Bot Rescue Mission” dhe lojën për hulumtim të gjithësisë “No Man’s Sky”.

Më e pëlqyeshmja është pajisja “Oculus Quest”. Vjen e vetme dhe nuk i duhet lidhja me kompjuter. Posedon dy kontrollerë pa kabllo që përcjellin secilën lëvizje të krahëve.

Gjithcka qe duhet të keni është hapësira e mjaftueshme në dhomën e ndejës, kamerë të jashtme që të mos rrëzoheni dhe mundësisht të largoni kafenë nga tavolina.

Aktivitete nga krevati

Pasi funksionon si e vetme, pajisja VR është opsion i zbavitjes përbrenda mureve të shtëpisë. Do të thotë se mund të uleni në krevat dhe të ngjiteni malit teksa partneri shikon televizor në anën tjetër të dhomës.

Mbrëmjet e fundit i kam kaluar duke hallakatur për filma të shkurtër 360 shkallësh nëpër YouTube, Amazon dhe Oculus. Për shumë minuta notova me peshkaqenë dhe hyra pa u ftuar nëpër ahengjet e Los Angelesit.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”