MENU
klinika

Takim me kryebashkiaken Ademi

Shkodër/ Tregtarët e Zdrales sërish në protestë

04.05.2020 - 08:34

Tregtarët e tregur ambuant në Zdrale të Shkodrës kanë zhvilluar një protestë përpara bashkisë. Mësohet se një përfaqësi e tyre po zhvillon njëtakim me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi.

Ata kanë deklaruar se janë të gatshëm të paguajnë edhe taksat vetëm që tregu të hapet. Kjo është protesta e dytë pasi ende ndaj tyre nuk ka nje pergjigje për tregun dhe kërkojnë nga bashkia t’i gjejë një zonë tjetër për tregtim.

Më 27 prill, tregtarët e Zdrales zhvulluan protestën e parë para bashkisë. Ata u shprehën se u hoqën nga tregu pa u lajmëruar më parë dhe nëse kjo gjendje do të vazhdonte situata do të rëndohet edhe më tepër për ta, pasi janë të pasiguruar dhe nuk përfitojnë nga paga e luftës.