MENU
klinika

32 pacientë janë duke u trajtuar në terapi intensive

Shkon në 151 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Greqi

09.05.2020 - 09:25

Një tjetër person që po kurohej në Evangelismos humbi jetën nga koronavirusi. Kështu numri i vdekjeve nga pandemia në Greqi tani shkon në 151.

Rastet e reja të koronavirusit në Greqi sipas informacionit të Sotiris Tsiodras janë 13 dhe numri i përgjithshëm arrin të infektuarve arrin në 2.691.

Sipas Tsiodras, 32 pacientë janë duke u trajtuar në ICU me intubacion, ndërsa 85 janë larguar nga njësia e kujdesit intensiv.

Humbi betejën me këtë virus edhe ish-ministri grek i shëndetësisë Dhimitris Kremastinos. Kremastinos ndodhej në spital prej më shumë se 1 muaji pasi kishte dhe komplikacione ne rrugët e frymëmarrjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Veriu i Evropës dhe refuzimi i Corona-Bondeve

Borxhet e Italisë, borxhe për të gjitha shtetet e BE

Plani grek për rihapjen e turizmit

“Turistët mund të vijnë prej 1 korrikut”

Greqi/ Izolohen të afërmit

COVID 19/ Shkon në 3 numri i të vdekurve