MENU
klinika

Dy emra për Universitetin e Korçës

Shpallet lista e kandidatëve për rektor

13.05.2020 - 09:03

Komisioni Institucional i Zgjedhjeve në Universitetin “Fan Noli” në Korçë kanë shpallur listën e kandidatëve për rektor. Sipas listës të miratuar nga KIZ, kandidatët janë Dhimitër Bello dhe Lorenc Ekonomi.

Po ashtu ky komisioni ka miratuar edhe listën e kandidatëve për anëtar senati staf akademik dhe student. Komisioni Institucional i Zgjedhjeve në këtë universitet ka miratuar edhe listën e kandidatëve për drejtues të njësisë kryesore.