MENU
klinika

Elbasan/ "Operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë..."

Shpërndahen 1000 pakove ushqimore për familjet në nevojë

16.05.2020 - 13:17

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja ndoqën nga afër operacionin e shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë në qarkun e Elbasanit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se efektivët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe Rezervat e Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor janë angazhuar në shpërndarjen e pakove ushqimore, në mbi 1000 familje në nevojë.

Sipas Ballës, operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit, me fokusin kryesor asistencën e familjeve në vështirësi ekonomike.

Postimi i plotë:

Fundjavë në krye të detyrës ? Bashkë me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja ndoqëm nga afër operacionin e shpërndarjes së ndihmave. Efektivët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe Rezervat e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor janë angazhuar në shpërndarjen e pakove ushqimore, në mbi 1000 familje në nevojë apo në varfëri ekstreme në bashkitë e qarkut Elbasan.

Operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit me fokusin kryesor, asistencën e familjeve në vështirësi ekonomike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Harta zgjerohet me Vlorën che Shkodrën

COVID-19/ Bilanci rritet me 104 të infektuar

MSH konfirmon: Shkon në 584 numri i të infektuarve

Bilanci i COVID 19 në Shqipëri, 22 raste të reja