MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Jam e lodhur, pa arsye dhe kam marramendje. Çfarë mund të kem?

27.05.2020 - 09:37

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shpeshherë jam e lodhur, pa arsye dhe kam marramendje. Çfarë mund të kem?

Përgjigjet mjeku: Mungesa e hekurit megjithëse fillon si një shqetësim, mund të shndërrohet në një gjendje të rëndë që quhet anemi.

Kjo mungesë ndodh kur në trup nuk prodhohet mjaftueshëm hemoglobinë, një proteinë që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut. Kjo bën që muskujt dhe indet të mos funksionojnë siç duhet, gjë e cila më pas rezulton në anemi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.