MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shpeshherë më merren mendtë. Si të veproj në ato çaste?

06.05.2020 - 11:52

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shpeshherë më merren mendtë. Si të veproj në ato çaste?

Përgjigjja nga mjeku: Shumicën e kohës, marramendja shërohet pa patur nevojë për trajtim, sepse truri është i aftë të kompensojë në ndryshimet që shkaktohen tek veshi i mesit për të rikthyer ekuilibrat. Steroidet mund të zbusin inflamacionin e veshit të mesit. Një nga mënyrat më të mira natyrale për të trajtuar marramendjen është metoda e Eplit. Kjo metodë përmban disa hapa që duhen kryer çdo natë deri sa simptomat të largohen. Nëse marramendja e ka zanafillën në anën e majtë dhe në veshin e majtë atëherë duhet të ndiqni me përpikmëri hapat e mëposhtme: Uluni në cep të krevatit dhe kthejeni kokën 45 gradë majtas. Shtrihuni shpejt në krevat dhe mbajeni kokën lart në një kënd prej 45 gradë. Qëndroni në këtë pozicion për 30 minuta. Më pas kthejeni kokën 90 gradë në të djathtë por mos e ngrini. Qëndroni ashtu për 30 sekonda. Më pas kthejeni plotësisht kokën dhe trupin djathtas me shikimin poshtë për 30 sekonda. Ngrihuni ngadalë por qëndroni ulur për disa minuta. Nëse marramendja e ka zanafillën në anën e djathtë të kokës, atëherë këto hapa duhen ndjekur nga ana e kundërt.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.