MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta bëj dallimin midis gastritit dhe ulçerës?

29.05.2020 - 09:27

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Si ta bëj dallimin midis gastritit dhe ulçerës?

kolana e librave

Përgjigjet mjekja gastrohepatologe: Zakonisht gastriti ka shenja të një diskomforti, fryrje epigastrike pas ushqimit, disa ushqime nuk i pranon, ka dhe gromësitje. Ajo që e diferencon nga ulçera, por jo gjithmonë, është prania e dhimbjes. Dhimbja është karakteristike për ulçerën dhe ndodh zakonisht pas ushqimit. Kohëzgjatja e dhimbjes ka të bëjë me lokalizimin e ulçerës sepse ulçera mund të jetë në stomak apo në bulbin e duodenit. Dhimbjet e ulçerës së lokalizuar në stomak fillojnë rreth gjysmë ore pas ushqyerjes, ndërsa ato të ulçerës së bulbit të duodenit 1 – 2 orë pas konsumimit të ushqimit. Gjithashtu personat me ulçer kanë dhimbje edhe natën, rreth orës 4 – 5 të mëngjesit i zgjon nga gjumi. Në këto raste ne dyshojmë që pacienti ka ulçer. Ne bëjmë ekzaminimin për helikobakter pilorin dhe ekzaminimin gastro – skopik apo siç njihet ndryshe sonda e stomakut. Pas këtyre ekzaminimeve vendoset diagnoza dhe mënyra e mjekimit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.