MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta mbaj nën kontroll diabetin?

25.05.2020 - 12:47

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Si ta mbaj nën kontroll diabetin?

Përgjigjet mjeku: Arsye për këtë është që muskujt aktivë shfrytëzojnë më shumë glukozë se muskujt të cilët nuk janë aktivë. Muskujt aktivë thithin energjinë nga sheqeri, gjë që zvogëlojnë sasinë e tij në gjak. Rekomandohen shëtitjet të cilat përfshijnë edhe ndonjë ngjitje. Meqenëse është e pamundshme që shpesh të dalin menjëherë nga shtëpia, edhe shkallët mund të ndihmojnë.

Ngjitja shkallëve disa minuta menjëherë racionit mund të ulë nivelin e sheqerit, ka treguar hulumtimi. Për të mbajtur diabetin nën kontroll nuk janë të nevojshme ushtrime të forta, të cilat do t’ju lodhin. Poenta është në aktivizimin e muskujve në momentin e duhur, në mënyrë që niveli i sheqerit të ulet. Në këtë rast koha e caktuar është vendimtare, jo intensiteti, thonë mjekët.

Ngjitja duhet të jetë me intensitet të shpejtë, ndërkaq zbritja më e lehtë. Ekzekutimi i këtyre aktiviteteve është më mirë të zgjasë 10 minuta. Këta 10 minuta munden vërtet të përmirësojnë cilësinë e jetës”, janë të sigurt mjekët.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.