MENU
klinika

Përgjigjet mjeku endokrinolog

Si t’i kuroj gjendrat limfatike?

26.05.2020 - 16:04

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Kam gjendra limfatike. Si t’i kuroj?

Përgjigjet mjeku endokrinolog: Gjendrat limfatike mund të dallohen nga pacienti vetëm nëse janë fryrë. Fryrja mund të vijë për shkaqe të ndryshme. Mund të jetë shkak infeksioni. Infeksioni mund të jetë bakterial, mykotik etj.

Megjithatë, fryrja e gjendrave limfatike mund të vijë edhe për shkaqe të tjera më të rënda. Nuk mund të themi format e trajtimit nëse nuk dimë shkaqet. Por, sa më të përhapura të jenë, aq më serioze është gjendja. Është mirë që pacienti të shkojë dhe të bëjë analizat përkatëse ose minimalisht të konsultohet me një mjek endokrinolog, i cili më pas do t’i shpjegojë procedurat që duhet të ndjekë mbi gjetjen e shkaku dhe kurimin e problemit që ai ka.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.