MENU
klinika

Tetë mjekë për 10 mijë banorë!

Vendi me 97 milionë banorë arriti të ketë zero raste vdekje nga Covid-19

30.05.2020 - 14:57

Kur bota kërkonte në Azi shembuj të suksesshëm për luftimin e koronavirusit, zakonisht përmendeshin Koreja Jugore, Tajvani dhe Hong Kongu.

Megjithatë, është një tregim suksesi që është lënë pas dhe bëhet fjalë për Vietnamin. Shteti me 97 milionë banorë nuk ka regjistruar asnjë të vdekur nga koronavirusi ndërsa deri më tani ka vetëm 328 të infektuar, pavarësisht se kufizohet me epiqendrën e përhapjes fillestare, Kinën.

Rezultati bëhet më i çuditshëm kur merret parasysh fakti se Vietnami ka miliona vizitorë kinezë dhe popullsia e tij ka të ardhura të ulëta. Për më tepër, vendi nuk ka sistem shëndetësor të avancuar. Ai i ka vetëm tetë mjekë për 10 mijë banorë.

Pas një izolimi trejavor, Vietnami i largoi masat për distancim fizik në fund të prillit. Bizneset dhe shkollat janë rihapur dhe jeta gradualisht po i kthehet gjendjes normale, shkruan “CNN”.

Skeptikët mund të mendojnë se këta numra janë shumë të mirë për të qenë të vërtetë, por Guy Thëaites, infektolog që punon në njërin prej spitaleve kryesore për koronavirus në Vietnam, thotë se shifrat përputhen me realitetin në terren.

“Unë shkoj në repart çdo ditë, i njoh rastet, e di që nuk ka vdekje”, tha Thëaites. “Nëse do të kishte raste të pakontrolluara apo të paraportuara, do t’i shihnim ato në spitale, njerëzit do të vinin me infeksione në gjoks që ndoshta nuk janë diagnostikuar. Kjo kurrë nuk ka ndodhur”, shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bota e dërrmuar nga përballja me pandeminë

OBSH sugjeron zgjidhjen e sëmundjes së 40 viteve më parë!

Shkencëtari francez i bindur

Covid-19 vetëm një virus i radhës

Njëherë e një kohë kishte multiliteralizëm...

OBSH po bëhet ‘kurban’


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore