MENU
klinika

Protestat/ "Nuk dua të bëj politikë, por..."

Silva Bino: Shqipëria e ka kaluar pikun epidemik, por virusi qarkullon ende!

23.05.2020 - 12:16

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP-së, Silva Bino në një lidhje me News 24 foli për situatën e COVID 19 në Shqipëri.

Bino u shpreh se vendi e ka kaluar tashmë pikun epidemik, por virusi nuk ka ikur, prandaj kërkoi përgjegjshmëri nga qytetarët dhe respektim të distancimit social gjatë fundjavave, sic diktojnë masat e vendosura.

“Vendi ynë e ka kaluar pikun epidemik. Kemi raste të kufizuara, kemi qarkullim të virusit pavarësisht se jo i dendur. Hapja gjatë javës është e rëndësishme për aktivitetet e biznesit që lidhen me punën dhe fundjava bëhet për të kufizuar kontaktin distancimin, është një masë e rëndësishme e cila na lehtëson. Në fundjavë ne kufizojmë distancimin social. Situata është në monitorim të vazhdueshëm, njerëzit duhet të jenë të përgjegjshëm, duhet të bëjnë kujdes”,– tha ajo.

Në lidhje me kryerjen e 14 mijë testimve molekulare dhe serologjike, Bino tha se “Analizat serologjike bëhen për të kuptuar nëse personi që i nënshtrohet këtij testi e ka kaluar apo jo COVID 19, pra neëse kanë zhvilluar antitrupa. Ju theksoj se shumica e të prekurve janë pa simtoma. Këto analiza janë kryer pranë laboratorit në QSUT, po janë kryer edhe mbi popullantën e përgjithshme, në rastet kur është rekomanduar një gjë e tillë”.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive komentoi edhe protestat e fundit të Aleancës për Teatrin, mbështetur edhe nga opozita pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Zonja Bino tha se nuk donte të merrej me politikë, por do priten dy javë për të parë impaktin që do kenë grumbullimet në fjalë.

“Duhet të presim dy javët në vijim. Kjo nuk ka lidhje me politikën por me njerëzit, ata duhet të kuptojnë që periudha e inkubacionit të virusit zgjat deri në 14 ditë, prandaj edhe ne duhet të presim rezultatet e pas dy javëve për të kuptuar si ka ndikuar ky grumbullim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A do të ulet numri i të infektuarve me COVID në Shqipëri

Këtë javë fillon ulja e kurbës? Pipero: Diçka ka çaluar…

Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”