MENU
klinika

Kurti nuk tërhiqet!

“S’kam dilema, marrëveshje sekrete mes Thaçit e Vuçiçit”

08.05.2020 - 07:15

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur pretendimin e tij se Presidenti Hashim Thaçi ka marrëveshje sekrete me homologun e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, por sipas së cilës kurrsesi nuk fiton territor Bujanocin dhe Preshevën.

Kurti pohon se nga kjo marrëveshje Kosova do duhej të hiqte dorë nga disa komuna.

“Është një marrëveshje sipas të cilës Kosova do duhej të hiqte dorë nga komunat në Veri të lumit Iber, Serbia do të fitonte edhe ndonjë komunë shtesë me serbë në jug të Ibrit. Për kompensim thuhet që Kosova do të merrte ca fshatra në Luginën e Preshevës por kurrsesi Bujanovcin dhe Preshevën. Ata kanë bërë marrëveshje, marrëveshja sekrete është sekrete. Unë se kam. Po ta kisha do ta tregoja. Unë nuk mendoj që kufiri i imagjinatës tuaj është Enver Hoxha”, tha Kurti në emisionin Opinion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN