MENU
klinika

Ja ku dhe kur do ta shihni

Sonte! Arilena Ara mban koncertin recital

02.05.2020 - 15:14

Si një surprizë të bukur për popullin shqiptar në karantinë, Arilena Ara do të mbajë një koncert recital me këngët e saj në sheshin “Nënë Tereza”.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja lajmëroi më herët ndjekësit për recitalin që do të titullohet “Sounds of Silence” (Tingujt e heshtjes), ndërsa mbrëmjen e sotme ka ndarë të gjitha detajet e koncertit.

Recitali do të mbahet ditën e nesërme, më 2 maj, në orën 19:00, ndërsa do të transmetohet live në Youtube dhe çdo platformë tjetër të transmetimit live.

“Sounds of Silence, live nga sheshi “Nënë Tereza”! Premiera pas 22 orësh në Youtube dhe çdo platformë tjetër transmetimi live! 2 maj, në 7 të pasdites.”- shkruan Arilena krahas postimit ku shfaqet në shesh.

Siç u bë e ditur më herët, Arilena do të performojë këngët e saj më të suksesshme të cilat janë riorkestuar për t’ju përshtatur një recitali të tillë.

Koncerti do realizohet në bashkëpunimin e “TVSH”-së dhe do të transmetohet gjithashtu në këtë ekran.

“Sounds of Silence” është parashikuar të zgjasë për gati 60 minuta dhe ne mezi po presim ta dëgjojmë!