MENU
klinika

Të gjitha garat në këtë shtet?

Spanja do të shkruajë historinë e Moto GP

26.05.2020 - 15:36

Spanja është gati të organizojë një Botëror të plotë të Moto GP. Është kjo idea që po qarkullon në mediat spanjolle, të cilat kanë zbuluar se shteti iberik ka arritur akordin me organizatorët e garës me motorra për të marrë pjesë me një tjetër Çmim të Madh, atë të Andaluzisë. Vendim që fut në histori Spanjën që tashmë ka gati 10 pista për të mirëpritur Botërorin e Moto GP.

Në pista si ato të Aragones, Katalonjës, Valencias dhe Madridit janë shënuar rekord apsolute të shpejtësisë me motorra dhe jo më kot është edhe shteti që ka mirëpritur më shumë gara të Moto GP. Deri më tani, në Spanjë janë organizuar 421 Çmime të Mëdha, duke lënë pas Italinë që ka pritur 5 gara më pak. Pista e parë që priti një garë të elitës së motorrave u mbajt më 8 prill 1951 në malin e Montjuic në Barcelonë.

Jo më kot, Spanja po konsiderohet nga organizatorët e DORNA-s për të pritur dhe pjesën më të madhe të garave të këtij sezoni, që ende nuk ka nisur për shkak të pandemisë së Covid-19. Pista e Jerez është gati për të mirëpritur 2 gara të njëpasnjëshme vetëm e vetëm që Botërori i Moto GP të zhvillohet normalisht dhe në rast se një gjë e tillë ndodh, do të mbahet pas dyerve të mbyllura.