02.05.2020 - 08:18
Receta per: 4 persona
INGREDIENTËT
- 4 speca portokalli
- 1 gjoks pule i zierë paraprakisht dhe i thërrmuar
- 2 gota me oriz të gatuar
- 1 filxhan me pesto
- 1 gotë më djathë mozzarella
- Gjethe të freskëta borziloku
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë.
- Ndërkohë lani mirë specat dhe i ndani përgjysmë.
- I fusni në furrë të piqen për 10 minuta në temperaturë 200 gradë. Mund t’i shtoni pak kripë nëse dëshironi.
- Ndërkohë në një tas të madh bashkoni orizin, mishin e pulës dhe peston.
- I përzieni mirë.
- Nxirrni specat nga furra dhe i mbushni me masën që përgatitët.
- I fusni në furrë të piqen për 5 minuta.
- Më pas i shtoni djathin dhe i fusni në furrë edhe për 5 minuta të tjera.
- I shijoni të ngrohta duke i shtuar sipër disa gjethe borziloku.