MENU
klinika

Portieri shqiptar

Strakosha: Nuk e mohoj, e ëndërroj titullin me Lazion

29.05.2020 - 18:42

Thomas Strakosha është gati për Lazion, me shpresën që në fund të fitojë titullin kampion. Në një prononcim për “Fan Zone” në Supersport, portieri shqiptar pohoi se e ëndërron titullin, por nuk është arrogant e të thotë se është Lazio është më e fortë se Juventus.

“Falë Zotit jam mirë. Shpresoj që dhe ju të jeni mirë. Kur njerëzit flasin shumë, thonë edhe gjëra të tepërta. Por kur bëhet fjala për shëndetin, nuk është mirë të flasësh tepër. Radhën e ka avokati im të merret me këto gjëra. Unë jam mirë dhe po stërvitem normalisht”.

Titulli – “Shpresojmë të dalim kampionë. Po bëhemi gati për këtë ëndërr. Jemi afër dhë ëndërrojmë të fitojmë kampionatin. Nuk është e vërtetë shifra 10 milionë euro, ia kanë futur kot. Nuk është për lek, është diçka morale”.

Çmenduria më e madhe? – “Nuk e di. Të shikoj familjen aq të lumtur, nuk ka gjë më të bukur në botë. Ata do të jenë më të lumtur se mua”.

Rifillimi i sezonit – “3 muaj nuk besoj që ka ndodhur ndonjëherë që të mos kemi luajtur futboll. Për të gjithë ekipet do të jetë e vështirë dhe nga ana fizike. Do të jetë e vështire që të gjithë të kapim formën. Ndeshjet nuk do të jenë të njëjta.

Nuk kishim luajtur kurrë në këto muaj. Nuk do të jetë kampionat i ri, por do të jetë diçka e re. Gjithmonë Juventusi është më i favorizuari, sepse ka gjithë ata lojtarë. Nuk jemi aq arrogantë që të themi që jemi më të fortë se Juventus. Babin do ta hip në helikopter që ta shikojë ndeshjen se ka frikë (qesh)”.

Të dashurat e përkohshme? – “Nuk kam asnjë të dashur. Çfarë ndodh, ndodh. Kur futet në shtëpi është shumë serioze. Më mirë jashtë. Deri tani kam futur vetëm 1 gocë para shumë kohësh në shtëpi dhe nuk doli mirë”.

Do martohesh me një shqiptare? – “Për mua nuk ka lidhje nga është. Po më pëlqeu dhe ndihem mire, s’ka problem. Më pëlqejnë edhe shqiptaret edhe greket. Shqiptaret janë më të mira nga pamjet, tani për tani. Ndiqem në “Instagram” nga femrat se kam vëllain e bukur (qesh)”.

A ekziston një mundësi që Rashica të vijë në Itali te Lacio? – “Miloti është shumë lojtar i mirë dhe njeri i mirë, po të vinte te ne, do të ishte një plus te ne. Si karakter është shumë i mirë”, – u shpreh ndër të tjera Thomas Strakosha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vëllai i portierit: Gënjeshtra!

Strakosha e Ibra të dëmtuar apo të infektuar?