MENU
klinika

Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali

“Studimi kinez për antitrupat, lajm i mirë për krijimin e vaksinës”

01.05.2020 - 08:10

Sipas Giovanni Rezza, nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali, lajmi i ardhur nga studimi kinez, sipas të cilit te të gjithë personat e prekur nga infeksioni i koronavirusit zhvillohet antitrupa që luftojnë Covid dhe që paskësaj nuk kanë rrezik të riinfektohen për së dyti, të paktën për një periudhë deri dy vjeçare, është një lajm shumë i mirë nga këndvështrimi i krijimit të vaksinës

Rezza tha se fal kësaj “ne mund të gjejmë proteinën që arrin të prodhojë antitrupat për të luftuar koronavirusin dhe ta vëmë atë në funskion të vaksinës”

Sipas studimit kinez, te 100% e pacientëve të prekur nga infeksioni zhvillohen antitrupa, pavarësisht se në nivele të ndryshme dhe pavarësisht karakteristikave të veçanta klinike të pacientëve. Antitrupat prodhohen gjatë infeksionit ose në ekspozimin ndaj antigjeneve të huaj dhe është i mjaftueshëm për të parandaluar një infeksion të ri.

Ndërkohë shumë shtete po rrisin numrin e testeve serologjike për të evidentuar se sa përqind e njerëzve, me apo pa simptoma kanë zhvilluar antitrupa anti Covid. Të dhënat janë mjaftë të rëndësishme sidomos tani që të gjitha vendet po përgatiten për të hyrë në fazën 2 atë të bashkëjetesës me koronavirusin, pasi prej tyre qeveritë dhe autoritetet e shëndetit do mund të hartojnë me siguri strategjitë e hapjes së plotë apo të pjesshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN