29.05.2020 - 14:50
INGREDIENTËT
- 1 mollë jeshile
- 2 avokado të pjekura (është e rëndësishme, pasi të papjekura nuk kanë shije)
- 250 gr kos i trashë
- 500 ml lëng i valuar perimesh të freskëta ose mund të përdorni koncentrat supe
- Lëngu i 1/2 limoni
- 200 gr karkaleca të pastruar
- Vaj ulliri
- Piper
- Kripë
- 1/2 thelpi hudhër
UDHËZIMET
- Në një tigan me pak vaj ulliri, skuqim hudhrën, shtojmë karkalecat për 2-3 minuta, i spërkasim me kripë e piper dhe i lëmë mënjanë që të rrinë të ngrohtë.
- Në blender ose në mikser hedhim avokadot e qëruara dhe të prera në copa të vogla, mollën e qëruar e të prerë ne kubikë, kosin, lëngun e limonit dhe pak lëng të valuar perimesh.
- I grijmë derisa të përftojmë një krem homogjen duke e shtuar lëngun pjesë-pjesë.
- E shpërndajmë nëpër tasa të vegjël ose në gota qelqi dhe I zbukurojmë me karkalecat e skuqur dhe majdanoz.