21.05.2020 - 15:30
INGREDIENTËT
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë
- 500 gr kofshë pule pa lëkurë
- 300 gr patate të vogla të reja
- 425 ml lëng perimesh
- 350 gr brokoli
- 350 gr qepë të njoma
- 2 lugë gjelle pesto
UDHËZIMET
- Ngrohni vajin në një tigan dhe shtoni qepën, skuqeni butësisht për 5 minuta derisa të zbuten.
- Shtoni mishin e pulës dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë të lehtë.
- Shtoni patatet, lëngun e perimeve dhe shtoni piper të zi, duke e përzier lehtë.
- Mbulojeni dhe ziejini për 30 minuta derisa patatet të jenë të buta dhe mishi i pulës të jetë gatuar.
- Shtoni brokolin, zarzavatet dhe qepët e njoma, pastaj përzieni mire dhe lërini të zihen pak.
- Mbulojini, pastaj gatuajini për 5 minuta më shumë dhe shtoni peston.