MENU
klinika

Kryedemokrati zotohet para ambasadores

Takimi ‘kokë më kokë’ me Bashën, Yuri Kim zbulon detajet

26.05.2020 - 14:59

Pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dha detaje nga takimi kokë më kokë.

Diplomatja e huaj theksoi se diskutimi ishte fokusuar tek e ardhmja, dhe jo tek e shkuara. Po ashtu ajo qartësoi se 31 maj për miratimin e reformës zgjedhore nuk është afat i vendosur nga SHBA.

“Sapo zhvilluam një takim të mirë me zotin Basha. Diskutimi ynë ishte i vendosur për të ardhmen, jo për të shkuarën. Në veçanti folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar. Për të përfunduar reformën zgjedhore deri në 31 maj. Ky nuk është afat kohor që ka vendosur ambasada e SHBA apo faktor tjetër i jashtëm. Ky është një afat kohor që e kanë vendosur vet udhëheqësit në bindjen e tyre. Për nga përkufizimi, opozita ka një punët ë madhe para. Por ndihem e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar dhe pres rezultat “, tha ajo.

kolana e librave

Ndërkaq mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha është zotuar para ambasadores Yuri Kim se Reforma Zgjedhore do të përfundojë brenda 31 majit.

”Organizmi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është prioritet absolut. Një orë e më parë në kutitë e votimit të pandikuar nga bandat, nga shitblerja e votës, paratë e korrupsionit. Jemi të vendosur për këtë betejë dhe jemi të vendosur që brenda 31 majit reforma zgjedhore do të mbarojë dhe do të bëjmë gjithçka që të zbatohet. Që dhe kjo krizë të marrë zgjidhje që shqiptarët të zgjedhin parlamentin dhe qeverinë që duan. Që t’i hapet dhe rruga për integrimin europian që është dhe zotim i opozitës. ”- tha Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm pak orë para manifestimit

Basha drekë pune me ambasadoren e SHBA