Mjekët ligjorë nga gjashtë qytete italiane i bënë apel Ministrisë së Shëndetësisë për të anuluar qarkoren që nuk këshillon ekzaminimin e pacientëve Covid pas vdekjes.
“Të vdekurit flasin. Jo “lockdown”-it të shkencës!”, deklaroi drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Catania të Italisë, Cristoforo Pomaro, i cili konsiderohet një nga ekspertët kryesorë ndërkombëtarë në fushën e autopsisë dhe autor i një prej teksteve më të njohur për autopsitë në botë.
Mungesa e autopsive të bëra te viktimat Covid-19 do të thotë bllokim për shkencën në Itali. Kështu kanë deklaruar mjekët ligjorë në disa qyteteve, të cilët publikuan në “Journal of clinical medicine” një artikull mbi mundësinë e munguar, që zbulon se mbi 9709 artikuj shkencorë të redaktuar, vetëm 7 patën hetime istologjike dhe u përshkruan vetëm dy autopsi komplete, ku shkaku i vdekjes u vlerësua prej Covid-19 vetëm në njërën.
“Vdekja prej Covid-19, ose nga Covid, është ende një e panjohur e lidhur me tablo të variueshme. Në këtë kontekst, autopsia është një “fotografi” e asaj që ka ndodhur në organizmin e njeriut dhe cilat kanë qenë shkaqet e vdekjes, dhe është pikërisht autopsia ajo që ofron elementet për të përcaktuar se cilat janë terapitë më të mira në raste sëmundjesh”, deklaroi Pomara.
Është gjithashtu e rëndësishme të ngrihet një çështje politike, sepse megjithëse OBSH-ja ka sugjeruar kryerjen e autopsive për njerëzit që kanë vdekur me Covid19, shumë qeveri, përfshirë Italinë, nuk kanë ofruar mjete të përshtatshme për të kryer një numër të mjaftueshëm të autopsive.
Në të vërtetë, Ministria e Shëndetësisë dekurajon përdorimin e praktikës së autopsisë në vdekjet e Cobid 19, prandaj mjekët i mëshojnë faktit se po përjetojmë situatën e jashtëzakonshme të fatkeqësisë së të pasur mijëra vdekjeve por pothuajse asnjë autopsi.