MENU
klinika

Lëkundjet ndihet dhe në Shqipëri

Tërmet me magnitudë 5.8 në Greqi

21.05.2020 - 08:27

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur tokën greke mesnatën e sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, tërmeti ishte me magnitudë 5.9 i shkallës Richter, ndërsa epiqendra e tij ishte në Detin Mesdhe.

Në fillim u raportua se magnituda e tij ishte 6.2, por pas verifikimeve Qendra e Sizmologjisë Europiane raportoi se magnituda e tij ishtë 5.9 Richter, ndërsa thellësia 10 kilometër.

Tërmeti u ndje në disa shtete veç Greqisë, pasi Italia, Malta, Kosova, Kroacia dhe Shqipëria u tronditën nga lëkundjet.

Në vendin tonë ishin qytetetarët e Vlorës dhe Gjirokastrës të cilët u zgjuan nga lëkundjet e tërmetit, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Edhe në Greqi, ku lëkundjet ishin më të mëdha nuk është raportuar deri më tani për asnjë viktimë apo të lënduar, për shkak të largësisë së epiqendrës nga qytetet.

Ndërkohë janë ndjerë edhe paslëkundje në Kretë, por magnituda e tyre ka qenë e vogël.