MENU
klinika

Dy data të mundshme për rifillimin

Testet, oraret dhe humbjet në Premier League

27.05.2020 - 11:06

Zbulohet emri i një prej dy lojtarëve pozitivë të koronavirusit në Premier League pas raundit të dytë të testimit. Ky është Aaron Ramsdale i ekipit Bournemouth. Portieri anglez pretendon se doli negativ në provën e parë, përpara se të zbulohej pozitiv në testin e dytë vetëm 3 ditë më pas.

Meqë ka dalë negativ në testin e parë, ai ka bërë gjërat e zakonshme pas stërvitjes, duke shkuar në supermarket, në karburant dhe rruga për në shtëpi. Pavarësisht kujdesit maksimal, 3 ditë kanë mjaftuar që të infektohet, gjithnjë sipas testeve. Kjo ka vënë në dyshim protokollin, duke u hedhur ideja që lojtarët të grumbullohen në qendrat e tyre sportive ose në një hotel, duke mos pasur kontakte me botën jashtë.

Kjo të bëhet një javë para ristartit të Premier League. Kjo sipas ekspertëve do të ulte ndjeshëm mundësinë e infektimit me Covid-19 të futbollistëve, si dhe çdo gjë do të ishte nën kontroll nga mjekët e skuadrave.

Me kampionatin që pritet të rinisë më 12 ose 19 qershor, Premier League ka përcaktuar edhe oraret e ndeshjeve. Në fundjavë do të luhen 5 ndeshje të shtunën dhe 5 të dielën. Ndeshja e parë do të luhet në orën 13:00 dhe çdo dy orë 4 të tjerat, pra në orën 13:00, 17:00, 19:00 dhe 21:00. Kështu të gjitha ndeshjet do të transmetohen live në tv.

Në mesjavë janë zgjedhur dy orare, 19:00 dhe 21:00, sërish në dy ditë të ndryshme. Vetëm nga ndërprerja e kampionatit këto kohë klubet e Premier League kanë humbur në total 340 mln paund, por nëse nuk rifillon gara, humbjet kapin shifrën e 762 mln paundëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liverpool, kampion jashtë fushe?

Premier League, ndeshjet e forta në fusha neutrale

Humbje kolosale nëse nuk rinis gara

Klubet e Premier League dëmshpërblejnë tifozët