MENU
klinika

Pronarët: Nuk jemi në dijeni të kufizimit

Thyhet urdhri në Berat/ Të gjitha bizneset hapur

23.05.2020 - 13:05

Fundjava në Berat, të gjitha baret, restorantet, parukeritë e çdo biznes tjetër është i hapur, në kundërshtim me urdhrin e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë,që lejon vetëm të Shtunën qëndrimin hapur të marketeve e farmacive. Pronarët e bizneseve:-“Askush nuk na ka informuar që duhet të qëndrojmë të mbyllur në fundjavë”.

Edhe pse qarku i Beratit është zonë e gjelbër, urdhri i qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë e parashikon qartë që fundjava ka rregulla. Sipas këtij urdhri, në fundjavë duhet të qëndrojnë të hapura vetëm marketet e farmacitë dhe kjo vlen vetëm për ditën e Shtunë, ndërkohë që ditën e Djelë çdo gjë duhet të jetë e mbyllur.

Por nga një vëzhgim i bërë sot në Berat, jo vetëm baret, kafenetë e restorantet janë të hapura që prej mëngjesit të sotëm por të hapura janë edhe të gjitha dyqanet e tjera,që nga kinkaeritë, dyqanet e rrobave dhe parukeritë e berberët.

Të pyetur në lidhje me këtë qëndrim hapur gjatë ditës së sotme, pronarët e bareve e lokave janë shprehur jashtë kamerave se ata nuk janë në dijeni të këtij urdhri dhe se askush nuk i ka informuar se duhet të qëndrojnë të mbyllur në fundjavë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjimshiti për situatën nga Koronavirusi

“Nuk kam frikë, por nuk ftoj asnjë në Bergamo”