MENU
klinika

Bleu kamion enkas

Tifozi, 280 mijë euro për festuar titullin e Liverpool

22.05.2020 - 10:51

Me shumë gjasë, tifozët e Liverpool nuk do të festojnë titullin e tyre nëpër rrugët e qytetit, siç ndodh pas shpalljes kampion në Premier League, ku një autobus i hapur parakalon me trofeun. Kjo e pamundur këtë vit për shkak të pandemisë, ku nuk lejohen grumbullimet e njerëzve.

Por një tifoz i Liverpool-it ka shpenzuar 280 mijë euro për të festuar titullin në Premier League. Bëhet fjalë për një sipërmarrës tajlandez që ka blerë një kamion nga vendi i tij. Gjithçka gati për paradën e një titulli që mungon prej 30 vitesh.

Ai kishte menduar ta blinte kamionin për të festuar me tifozët e tjerë fitoren e kampionatit në momentin kur skuadra do të kishte ngritur trofeun, por erdhi pandemia dhe kampionati u ndërpre.

Megjithatë, me disa miq të tij, të gjithë tifozë të Liverpool, biznesmeni tajlandez e ka festuar titullin e skuadrës së zemrës para kohe, një titull që mungon prej 30 vitesh për të kuqtë. Tifozi i zjarrtë ka pohuar se kamionin do ta kalojë për sipërmarrjet e veta dhe për ca kohë do të jetë me ngjyrat e Liverpool.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Askush si trajneri gjerman

Jurgen Klopp vendos një tjetër rekord

Sezonet ku u vendosen rekorde

Pesë titujt historikë në Premier League

Ja ç’mund të bëjnë “Reds” këtë sezon

E theu një, Liverpool gati edhe për 9 rekorde