MENU
klinika

Administratori: Luajmë me ekipin B

Tre muaj pa paga, Vllaznia bojkoton stërvitjen

21.05.2020 - 18:13

Ende pa rinisur mirë, futbollistët e Vllaznisë bojkotojnë stërvitjen. Situata në Shkodër ka prekur pikën më të nxehtë, atje ku pati debate mes administratorit Suad Lici dhe lojtarëve. Këta të fundit nuk kanë preferuar të kryejnë seancën e zakonshme stërvitore me pretendimin e pagave të pamarra dhe janë larguar me makinat e tyre personale.

Futbollistët e Vllaznisë kanë kërkuar të shlyhen rrogat e prapambetura deri në maj, pasi sipas tyre nuk kanë marrë asgjë prej më shumë se 3 muajsh. Ndërkohë kriza është aq e thellë, aq sa Lici është shprehur se për të mos prishur kampionatin mund të përfaqësohet me Vllazninë B në Superiore.

Kjo për arsyen se nuk shihet e mundur përmbushja e kushteve të vendosura nga lojtarët e Vllaznisë A, për t’u paguar deri në muajin maj dhe më pas të negociojnë për qershorin dhe korrikun. Sipas administratorit, Bashkia Shkodër e ka të pamundur të paguajë futbollistët për një punë të pakryer, për më tepër që kanë marrë një pagë nga FSHF.

Situata duket e nderë në kampin shkodran, pasi të dyja palët nuk kanë një pikë të përbashkët dhe janë krejt të kundërta për momentin. Vllaznia ndodhet në vendin e tetë në renditje dhe për momentin është më e rrezikuara për të shkuar në në ndeshjen shtesë për mbijetesë në Superiore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN