MENU
klinika

Kosova përballë COVID-19

Tre pacientë në gjendje të rëndë

24.05.2020 - 12:33

Tre pacientë me COVID-19 që ndodhen të shtruar në klinikën Infektive të QKUK-së ndodhen në gjendje të rëndë.

“Janë 9 pacientë me Covid pozitiv, tre prej tyre janë në mjekim intensiv dhe njëri prej tyre është i intubuar. Ndërsa në repart një pacient është në gjendje më të rëndë me oksigjenoterapi”, ka deklaruar infektologia e QKUK-së Vera Ndrejaj.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të shtunën shtatë raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 306 testeve.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, është thënë në njoftim. Po ashtu mësohet se 3 persona janë shëruar, duke e çuar numrin total në 785 numrin e atyre që kanë fituar betejën kundër COVID-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Palmer mesazh të qartë Kosovës e Serbisë

“Bashkëpunoni në luftë kundër koronavirusit”

Afat Kurtit ose t’ia lërë Kushtetueses

3 opsionet që po shqyrton Thaçi për qeverinë e re