MENU
klinika

Bundesliga, java 28

Tri humbje rresht për Schalken, ëndërron Hoffenheim

27.05.2020 - 21:32

Ka përfunduar java e 28-të e Bundesliga-s gjermane, ku natyrisht ka pasur surprizat e veta. Ajo që ra në sy në ndeshjet e fundit ishte humbja e Schalkes në fushën e Dusseldorf në shifrat 2-1. E treta humbje radhazi për Schalke-n, që i largohet shumë Europës.

Ndërkohë, Dusseldorf me këtë fitore shpreson shumë t’i largohet zonës së play-out në fundin e renditjes. Një fitore më përmbysje e vendasve të Dusseldorf, që besuan dhe arritën të marrin 3 pikë me shumë vlerë.

Fitore bindëse e Hoffenheim në fushën e vet ndaj Koln, në shifrat 3-1. Një sukses që bën Hoffenheim të besojë për një vend në Europa League, sidomos pas humbjes së Schalkes dhe ndalesës së Hertha Berlin.

Dy ndeshjet e tjera kanë dhuruar dy barazime, 1-1 në sfidën Union Berlin-Mainz dhe 0-0 ndeshja tjetër Augsburg-Paderborn. Barazime që më shumë skuadrat kanë ndalur njëra-tjetrën dhe kanë mbetur pothuajse në të njëjta pozicione.