MENU
klinika

Marrëdhëniet me Kinën

Trumplomaci: Çfarë fshihet pas strategjisë së SHBA-së?

04.05.2020 - 16:51

Tensionet midis SHBA-së dhe Kinës kanë nisur kohë më parë, por pandemia dhe zgjedhjet presidenciale e kanë shtuar rivalitetin, dhe këtë javë lufta e fjalëve arriti një kulm të ri. Cila është strategjia amerikane?

Këtë javë Presidenti Donald J Trump riktheu disi fokusin tek fushata e tij e rizgjedhjes në vitin 2020.

“Kina do të bëjë gjithçka që mundet që unë ta humbas këtë garë,” i tha ai agjencisë së lajmeve Reuters.

Fushata Trump kishte planifikuar ta  kishte ekonominë e lulëzuar  të Amerikës në qendër të saj, por sondazhet tregojnë pakësim të mbështetjes për presidentin në shtetet kryesore për performancën e tij të krizës korona. Kina, origjina e pandemisë, akuzon Amerikën se po vepron shumë ngadalë për të ndaluar përhapjen e saj globale.

Strategjia republikane sulmon në të vërtetë ish-nënkryetarin, Joe Biden, kanidatin democrat në zgjedhjet presidenciale. Aleatët e Trump në Komitetin politik të Aksionit të Parë (AFA) të Amerikës kanë nxjerrë reklama që e nxjerrin Bidenin si liderin e një elite në Uashington që mbështet Kinën. Nga ana tjetër Biden akuzon presidentin se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për reagimin e tij të ngadaltë ndaj pandemisë.

Sigurisht që ka pasur një reagim dramatik në pikëpamjet negative të Kinës që nga koha kur Trump mori detyrën dhe nisi luftën tregtare.

Kur bëhet fjalë për krizën e koronës, Trump ndonjëherë e ka lavdëruar Presidentin Xi Jinping, dhe në disa raste të tjera e ka quajtur COVID-19, “Virusin Kinez”.

Por ai tani zotohet të bëjë që Kina të paguajë dëmin.

Ekzistojnë shqetësime në lidhje me sjelljen e Kinës në të gjithë spektrin politik, thotë Michael Green, i cili ishte një këshilltar i Azisë për Presidentin George W Bush. Por anëtarët e ekipit kombëtar të sigurisë së Trump nuk duan ta lënë Kinën në avantazh në asnjë moment.

Libri i lojërave i Presidentit Xi Jinping është gjithashtu “shumë më agresiv” se paraardhësit e tij, “thotë  Green, duke përmendur një fushatë të fuqishme propagandistike kineze, e cila madje sugjeron se virusi erdhi nga ushtria amerikane.”

Ekspertët e sigurisë kombëtare kundërshtohen nga “globalistët e New York”, të cilët argumentojnë se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Kinën për biznes dhe tregti.

Ndërkohë, është e rëndësishme gjithashtu që, ekziston shqetësimi se retorika anti-Kinë po nxit ksenofobinë, duke rezultuar në një rritje të sulmeve verbale dhe fizike ndaj aziatikëve amerikanë.

Të dy fushatat kanë mohuar që nxisin ksenofobinë. Por Kina është në qendër të vëmendjes në një kohë kur votuesit janë të zemëruar dhe të frikësuar për jetën e tyre.

Deri në nëntor ata mund të bëhen më agresivë dhe më të varfër. Fletëvotimet e tyre do të tregojnë se kujt ia hedhin fajin ata.

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ Konica.al