MENU
klinika

Tani ajo ç'ka mund të bëjë Presidenti është...

‘Tym i bardhë’ nga tryeza e reformës zgjedhore, opozitë-maxhorancë bien dakord

26.05.2020 - 11:40

Tym i bardhë nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore, të oaktën për një nga propozimet e opozitës. Mësohet se tryeza e reformës zgjedhore pranon propozimin e opozitës për shkurtimin e periudhave zgjedhore.

Zgjedhjet do të mbahen në periudhat nga 15 prill-15 maj dhe nga 15 tetori – 15 nëntor. Ndryshe nga varianti aktual ku Presidenti detyrohet të caktojë datën në një nga 2 të dielat e fundit të periudhës, tani presidenti nuk ka kufizim. Ai mund të dekretojë zgjedhjet në secilën nga të dielat brenda periudhës së re të miratuar. Opozita propozoi shkurtimin e periudhave në mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës.

PROPOZIMET E OPOZITËS
1. Financimi i partive
Opozita propozon një ligj që ul në minimum financimin privat të partive dhe eliminon korrupsionin
Ligji i propozuar nga opozita forcon rregullat e transparencës, verifikimit të financimit dhe sanksionet. Një ndër propozimet e opozitës është edhe përjashtimi i privatëve që financojnë partitë politike nga tenderat, koncesionet dhe kontratat publike. Në këtë mënyrë eleminohet mundësia e favorizimit të tyre të paligjshëm.
Opozita propozon që financimi nga privati të jetë sa gjysma e financimit nga shteti. Aktualisht, partitë lejohen të shpenzojnë sa 10 herë shuma e financimit publik. Psh. Kur ajo merr nga buxheti 30 milionë lekë, financimi privat do të jetë 15 milionë lekë dhe jo 300 milionë, siç është aktialisht. Ligji shton mekanizmat shtetërorë e kontrollit të shpenzimeve në fushatë, me qëllim eleminimin e përdorimit të parave të pista në zgjedhje. Propozimi është në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

kolana e librave

2. Kuota gjinore
Në mënyrë që të zbatohet realisht përfaqësimi në lista të jo më pak se 30% gra dhe 1 ndër 3 emrat e parë të listës të jetë grua, opozita propozon që partitë apo koalicionet të kenë aq kandidatë sa numri i mandateve në qark. Asnje kandidat më shumë të mos pranohet. Aktualisht, lista e pakufizuar dhe vendosja e grave në fund të listës e bën joefektive kuotën 30%. Sanksioni për shkeljen e kuotës gjinore nuk është më gjoba, por refuzimi i regjistrimit të listës për qarkun përkatës.

3. Periudha zgjedhore
Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.

Një mësim nga Italia, që mund të ndryshojë situatën

Si u shmangën 78 mijë infektime për një muaj!

“Virusi nuk ka krahë”, virologia italiane del me paralajmërimin e fortë

“Shkaku i valës së dytë të Covid-19 do të jemi ne”