MENU
klinika

Projektohet super dueli

Tyson Fury kundër Mike Tyson? Po, e mundur…

15.05.2020 - 13:28

Prej më shumë se 3 javësh Mike Tyson ka deklaruar se do të kthehet në ring dhe po stërvitet fort. Synimi është që të ardhurat të shkojnë për bamirësi, por Tyson kërkon që mos turpërohet dhe po stërvitet çdo ditë. Janë shumë kandidatë që duan të ndeshen me Tyson, mes tyre edhe Evander Holyfield.

Por edhe pse mund të duket një çmenduri, mund të kemi një duel ndërmjet kampionit të peshave të rënda Tyson Fyry dhe Mike Tyson. Promotori i njohur i boksit, Bob Aurum, deklaron se një duel i tillë do të ishte fantastik për botën e boksit.

“Më tërheq shumë idea që Tyson Fury të ndeshet kundër Mike Tyson, nëse paratë do të shkojnë për bamirësi. Mendoj se do të ishte mirë për Furyn. Do të shiste shumë pay-per-vieë një sfidë e tillë. A do të fusja një bast në një ndeshje të tillë? Sigurisht që jo”, – tha Aurum.

Fury u përgjigj menjëherë me një video: “Tyson është një kampion dhe një njeri i madh. Do të më pëlqente të ndeshesha me të”. Kaq ka mjaftuar dhe tashmë po shihet mundësia që ku duel të bëhet realitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i legjendës së boksit

Burgu, droga, dhuna…jeta e errët e Mike Tyson

Ish-boksieri shfaqet në formë

Duan të ndeshen me të, por kujdes nga Tyson…

Listës u shtohen Klitschko e Haye

10 kandidatë të famshëm për t’u ndeshur me Tyson