MENU
klinika

Çun Lajçi

U pafshim në zgjedhje Albin!

09.05.2020 - 14:49

T’kam dashtë jo ma pak se Ibrahimin, jo ma pak se Ramushin, edhe pse me t’y kafe s’kam pi si me ata, edhe pse poezi për ty shkrua s’kam, si atyne, por deshtë kam me t’dashtë si ata, e me folë mirë për ty si për ata!
T’kam dashtë, e që s’do t’thotë s’të dua, se dashtë s’kam me ikë nga populli, ndaj t’kam përkrahë me shkrimet e mia, edhe pse s’mi ke lexua si Ramushi, e di!

Po Albin, me popullin e për popullin kam knua, që kur m’shkoi zani, ndaj s’deshta me u nda, dhe erdha bashkë me ta, tue dashtë me pa nji fluturë t’bardhë n’pranverën e vonë t’Kosovës se mashtrueme!

Po t’shkruej, pse ta dua mendimin, e jo me i dëshpërua ata mija kosovarë, t’moshave t’përzime, se janë shumë, e shumë t’dhanun mbas teje, por pse po dua me k’thye andrrën time, për nji Hamlet t’Ri n’Elsinor, që s’i trembet ballafaqimit, me t’vertetën e vdekjës se babës, me helmin n’vesh, nga gruaja mbretneshë!

Por sikur s’e pate guximin e Hamletit Albin, me vu shfaqje n’shfaqje, me vu Hashimin n’lojë,e m’u ballafaqua me ato harta e ato marrëveshtje n’Vashington, që na fole, por gjete spjegimin e nji shfaqje t’keqe, e as vetën se binde! Mua jo se jo!

T’kam dashtë me shpirtë Albin, e që s’do t’thotë s’të dua, se ndryshimin e kam dashtë. Kam dashtë me pa djalin tim mbas 36 vitësh, t’pakten roje pylli, pastrues rrugësh, roje nate, por s’mjaftuen andrrat, për shpresën e Kosovës n’duer t’bardha! Pak e hiç ishin 50-të ditë!

Unë po e thej vetën, jo shpresën rinore, që janë me mija, nji me zanin tand, jo që t’kthehem rrugëve t’kota mbas Isës t’etun për qeveri, e Ramushit për nji demarkacion t’deshtuem, për nji Kullë t’falun, a për nji liberalizin që kurrë nuk ndodhi, por thjeshtë, pse nuk e pashë Abdullah Pashë Dreni ne ty, me mbajtë Amerikën n’konak, e me vdekë për te, siç vdiq ajo për neve, por nji aktor që mbrenda nji skene i luen katër karaktere,
e rregjisori ta këkon vetëm nji, e s’asht i sigurt se cilin do ta interpretosh n’premierë!
Ibra, ai n’kokën e t’cilit betohet LDK e krejt populli, nuk dilte nga roli!
T’kamë dashtë, e që s’do t’thotë nuk të dua, se burgu thojsha ta ka dhanë guximin, m’u ballafaqua me xhelatin, e ty sikur t’mungoi kur u takove me Hashimin, dhe shumë leht hoqe dorë nga dialogu e nga shkuemja n’Vashington, se nuk e pate guximin e t’vujtunit m’u ballafaqua me smundjen!
Tash, mua m’duhet m’u ballafaqua me shamjet, nga simpatizantet tu, si ti me t’gjitha partitë, sepse ata po mendojnë, se duhet mendua si ti e si ata, e me m’thanë s’po t’prenë sakica ne nji vend. Jo,s’asht ashtu, se edhe unë përmes teje e dua ndryshimin!

Por Albin, duhesh me mendua edhe ti si unë nganjiherë, jo gjithmonë unë si ti, se shefat s’janë n’qeveri vetëm për fjalën e vet, po për mendimin e shumicës që e kanë votu e për t’mirën e atdheut!
Dhe krejt n’fund!
Qeveria me gjason pak me shfaqjën, ajo mund të dështoi për fajin e regjisorit, ndoshta edhe t’aktorve, por kritikat na kanë ba, që n’shfaqjen e rradhës t’kemi kujdesë, e t’mos deshtojmë.
Ndaj, zbriti kalit, se m’duket që ka cofë, e përgaditu për zgjedhjet e ardhshme, që t’na e këthesh dëshpërimin e përformancës se keqe, me nji fitore t’madhe e t’sigurt!
Besoj se nuk e kam keq?
Mua, secili ka me m’pasë mbrapa për veprat e mira e mendjen e shëndoshë, ndaj edhe ti. Por këndellu pak!
U pafshim në zgjedhje!