MENU
klinika

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndalet sot në Kukës

U shemb më 17 maj, TK ende një nga atraksionet e Tiranës

25.05.2020 - 15:08

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbetet përsëri në veri, kësaj radhe në Kukës ku do të zhvillojë peticionin për mbledhjen e firmave për rindërtimin e godinës ashtu siç ishte.

Protesta mbahet në orën 17:00, para Pallatit të Kulturës ”Hasan Prishtina” në Kukës dhe mbështetet nga dega e PD në Kukës.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit prej shembjes së godinës ka zhvilluar 3 protesta në Tiranë dhe 2 në Durrës e Shkodër. Kjo do të jetë e 3-ta në një qytet jashtë Tiranës por do të vijohet dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Synohet që të mblidhen firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte, ndërkohë ky tashmë është dhe një premtim elektoral i Bashës i cili u shpreh se kur PD të vijë në qeveri, do e ndërtojë siç ishte.

Ndërkaq në vijimësi të protestave të Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, vihet re se Teatri Kombëtar dhe teatri eksperimenta “Kujtim Spahivogli’ vijojne ende të jenë pikë turisike në faqen e Bashkisë së Tiranës ,tirana.al , paraqiten ende si pika atraktsioni dhe turistike për turistët.

Në faqen e web, bëhet një prezantim me historinë e Teatrit Kombëtar që nga viti 1941 deri në ditët e sotme dhe më pas jepet adresa e e-mail-it dhe numri i telefonit.

E njëjta gjë edhe për Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Për ironi të fatit tregohet dhe çfarë rruge mund të marrin turistët e huaj apo dhe qytetarët që vijnë nga rrethet dhe duan ta vizitojnë por tashmë iu duhet thënë e vërteta, se në destinacion do të gjejnë veç një pirg inertesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN