MENU
klinika

Mes tyre, edhe Hysaj

U skadon kontrata në 2021, formacioni i Serie A

29.05.2020 - 11:05

Janë shumë lojtarë të Serie A kontrata e të cilëve do të skadojë më 30 qershor 2021. Portali i mirënjohur Transfermarkt ka hartuar një formacion me 11 lojtarët me vlerën më të madhe të tregut në rolet e tyre.

Në portë është Donnarumma, vlera e të cilit shkon në rreth 50 milionë euro. Portieri i Milanit ende nuk ka rinovuar dhe sërish mbi të kanë nisur zërat e merkatos. Por ajo që bie në sy është se në këtë formacion ndodhet edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, vlera e të cilit është 13 milionë euro.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare me shumë mundësi do të largohet nga Napoli këtë vit, pasi palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovim. Si menaxheri i tij, ashtu edhe vetë Hysaj kanë deklaruar se pas 5 vitesh, ka ardhur koha për të ndërruar skuadër, ndoshta edhe kampionat, pasi janë disa pista.

Mbrojtja e këtij formacioni ideal plotësohet nga Castagne i Atalantës, Maksimovic i Napolit dhe N’Koulou i Torinos. Në mesfushë janë 4 lojtarë të tjerë, pikërisht Tonali i Brescia-s, De Roon i Atalanta-s, Calhanoglu i Milanit dhe Zielinski i Napolit. Ky i fundit, së bashku me sulmuesin polak Milik të Napolit, kanë vlerën më të lartë pas Donnarummas, 32 milionë euro.

Formacioni mbyllet me Higuain të Juventus, me vlerën 25.5 milionë euro. Ajo që bie në sy është se Napoli ka 4 lojtarë me skadencë kontrate në vitin 2021, që vlejnë 90 milionë euro në total. Klubi duhet të nxitojë për të gjetur marrëveshjet shpejt me këta lojtarë ose të shesë ndonjërin meqë hyjnë në vitin e fundit të merkatos.

FORMACIONI IDEAL

Gianluigi Donnarumma (Milano, vlera 49.5 milionë euro)

Timothy Castagne (Atalanta, vlera 16 milionë)

Nikola Maksimovic (Napoli, vlera 13.5 milionë)

Nicola N’Koulou (Torino, me vlerë 11 milionë)

Elseid Hysaj (Napoli, vlera 13 milionë)

Sandro Tonali (Brescia, vlera 31.5 milionë)

Marten De Roon (Atalanta, vlera 19 milionë)

Hakan Calhanoglu (Milan, vlera 14.5 milionë)

Piotr Zielinski (Napoli, vlera 32 milionë)

Gonzalo Higuain (Juventus, 25.5 milionë)

Arkadiusz Milik (Napoli, vlera 32 milionë)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN