MENU
klinika

Rektori: Dy orë provim, një orë dezinfektim

Universiteti i Shkodrës hap dyert në 15 qershor

27.05.2020 - 12:02

Universiteti i Shkodrës do të hapë dyer për studentët në 15 qershor. Lajmin e bëri të ditur Rektori i këtij universiteti, Adem Bekteshi në një deklaratë për mediat, i cili sqaroi se do të ketë disa faza. Ai tha se provimet për studentët do të zgjatin dy orë, ndërsa 1 orë do të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e ambientit.

Rektori Bekteshi i ka bërë thirrje studenteve për regjistrimin në provimet që duan të mbajnë në mënyrë që të mos humbin vitin.

“Senati akademik ka dalë me një vendim për gjithë aktivitetin akademik që nga 15 qershori deri në fund të tetorit. Kjo periudhë është ndarë në disa nënperiudha. Është vendosur që në 15 qershor në Universitetin e Shkodrës të fillojnë konsultimet e grupuara për lëndët të cilët studentët kanë paraqitur kërkesa. 15 qershor – 3 korrik është periudha e konsultimeve, ku çdo drejtor departamenti do hartojë orarin e hyrje daljes së studentëve bazuar në rregulloren. Në këtë periudhë do riorganizohen riprovimet për vitin e tret bachleor, studentët që janë stazhierë dhe ata që ndjekin vitin e fundit master. Nga 4 korrik deri në 23 korrik do jenë provimet e semestrit të dytë për studentët e vitit të tretë bachelor dhe studentët e vitit të fundit master.

Propozimet kanë ardhur nga departamentet, pra është organizuar një konsultim me gjithë departamentet nga rektorati megjithë dekanatet e fakulteteve, i kemi thënë të sjellin propozimet. Ne i kemi propozimet në letra. Kemi nxjerrë numrat e studentëve që do vijnë në auditor. Do merren masa për matjen e temperaturës dhe për pajisjen me maska. Ne e kemi përcaktuar dy orë do jetë zgjatja e provimit, një orë do kemi dezinfektim dhe ajrosje të ambientit”, u shpreh Bekteshi.

Shkodra është zonë e kuqe dhe transporti ndërqytetës është i bllokuar. Kjo gjë vështirëson praninë e studenteve në provime prandaj dekanatet kane pranuar te japin provimet edhe on line. Megjithatë janë dërguar listat e studenteve nga qytetet e tjera por edhe atyre nga Mali i Zi dhe Kosova Ministrisë së Brendshme në mënyrë që të mos ketë pengesa në udhëtimin e tyre drejt Shkodres .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit