MENU
klinika

Ndryshojnë rregullat e karantinës në fundjavë

Ushqimoret dhe farmacitë hapur të shtunën, të dielën shëtitje…

01.05.2020 - 13:22

E ndryshme do të jetë kjo fundjavë e parë e muajit maj.

Të moshuarit kanë fituar liri dalje jo vetëm të shtunën por edhe të dielën deri në orën 10:00. Përgjatë këtyre dy ditëve fëmijët deri në 14 vjec do të kënë në krah jo vetëm nënën por edhe babain për të shëtitur nga ora 11:00 deri në orën 17: 30. Jo vetëm kaq por e shtuna do të vazhdojë të jetë një ditë blerjesh të ushqimeve dhe ilaceve.

Rregulli i ri i i njoftuar nga kryeministri lejon të qëndrojnë hapur deri në orën 17.30 dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Të gjithë bizneset e tjera do të jenë të mbyllura deri ditën e hënë, përfshirë furrat e bukës dhe tregjet e fruta perimeve.

Lëvizja do të bëhet në këmbë pasi automjetet private do të vazhdojnë të qëndrojnë të parkuara, përvec atyre që kanë autorizimin përkatës në fundjavë. Ndryshimet e reja shërbejnë edhe si një test për të gjithë shqiptarët, sa të kujdesshëm do të jenë për të ruajtur distancimin social duke u shndrruar në rojtarë të shëndetit të tyre dhe familjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore