MENU
klinika

Moto GP

“Valentino tërhiqet? Ai mund të garojë edhe 4 vite”

02.05.2020 - 17:20

Kohët e fundit është folur shumë për një tërheqje të mundshme të Valentino Rossit nga Moto GP. Së fundmi ka folur babai i tij: “Për mua ai mund të garojë edhe për dy, tre ose ndoshta edhe për 4 vite. Ai nuk dëshiron aspak që të heqë dorëm, sigurisht që diçka e tillë nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt ose të largët.”

Këto janë fjalët e Grazio Rossit, babait të Valentino Rossit, i cili ka komentuar të ardhmen e djalit të tij, pilotit të Yamahas. Këto fjalë Graziano Rossi nuk i thotë sepse kjo është një dëshirë e tij, por është totalisht i bindur.

Ai shprehet se Rossi është një pilot konkurrues, i aftë për të përballuar çdo vështirësi në pistë dhe i gatshëm për të konkurruar ndaj çdo kundërshtari.

Edhe pse vitet e fundit përformanca e Rossit nuk ka qenë në nivelet e dikurshme, ai sërish mbetet një rival i fortë për këdo. E ardhmja e Doktorit, siç është edhe e njohin të gjithë, ende nuk dihet, ndërkohë që të gjithë të pasionuarit e Moto GP presin me padurim rinisjen e garave me motora.