MENU
klinika

Punonte në të zezë pa siguracione

Vdekja e 17-vjeçarit/ Pranga drejtuesit teknik të firmës

31.05.2020 - 10:49

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën ditën e djeshme, gjatë një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë dhe viktima mësohet se është Jaup Bekotaraj, 17 vjeç, banues në Radhimë.

“Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend”njoftoi policia.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga drejtuesin teknik të kompanisë private ku punonte 17-vjeçari Jaup Bekotaraj. Më parë ishte arrestuar dhe manovratori i cili goditi minorenin me vinç duke i shkaktuar vdekjen.

”Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit E. M., 32 vjeç, me detyrë drejtues teknik dhe B. Xh., 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues, të dy banues në Radhimë. Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme, gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen “Ujë i Ftohtë” është goditur me mjetin gërmues dhe ka gjetur vdekjen në vend shtetasi J. B., 17 vjeç, banues në Radhimë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se 17-vjeçari punonte në të zezë pa siguracione.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestohet inxhinieri, procedohet administratori i firmës

Punëtori i ndërtimit rrëzohet nga pallati dhe ndërron jetë