MENU
klinika

Covid-19 i merr jetën

Vdes iluzionisti me famë botërore

09.05.2020 - 14:38

Iluzionisti me famë botërore, Roy Horn, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Sipas zëdhënësit Dave Kirvin, Horn vdiq në Las Vegas nga komplikimet që lidhen me Covid-19.

Ai u bë i njohur në mbarë botën si pjesë e dyshes gjermane të iluzionistëve “Siegfried & Roy”. Horn mori famë për paraqitjet e tij me tigra të bardhë dhe luanë përkrah partnerit, Siegfried Fischbacher.

Megjithatëm karriera e tij pati fundin në vitin 2003, pasi zbutësi i kafshëve u sulmua nga një tigër gjatë një shfaqjeje, i cili i la pasoja të rënda. Siegfried and Roy’ tiger grabs Roy Horn by the neck as staff try …

Iluzionisti lindi në Nordenham, afër qytetit gjerman të Bremenit. Partneri i tij, Fischbacher u shpreh gjatë deklaratës së fundit:

“Roy ishte një luftëtar gjatë gjithë jetës së tij, përfshirë edhe ditët e tij të fundit.”